Ndërlidhjet

Ukrainë: 32 të vrarë nga shpërthimi në një minerë


Makinat e ndihmës së shpejtë duke u larguar nga miniera Zasyadko

Makinat e ndihmës së shpejtë duke u larguar nga miniera Zasyadko

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Volodymur Hroysman, thotë se së paku 32 vetë janë vrarë nga eksplodimi në një minerë të thëngjillit në qytetin lindor Donjeck, që është nën kontrollin e spearatisëtve prorusë.

“Tragjedia ndodhi këtë mëngjes në minierën Zasyadko”, tha Hroysman, duke i nderuar punëtorët që e humbën jetën.

Më herët, autoritetet separatiste në Donjeck kanë thënë se ka shqetësime se 73 vetë janë të bllokuar në minierë, pas një shpërthimi të metanit.

Këto autoritete thanë se 14 vetë janë plagosur dhe kanë theksuar se eksplodimi nuk është shkaktuar nga sulmi artilerik.

Qyteti Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës, shpeshherë është goditur nga artileria gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve prorusë, që mbështeten ngta Rusia, dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

Prej muajit prill, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 6 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG