Ndërlidhjet

SHBA dhe Irani i vazhdojnë bisedimet atomike


John Kerry (majtas) dhe Mohammad Javad Zarif në bisedimet në Montro të Zvicrës
John Kerry (majtas) dhe Mohammad Javad Zarif në bisedimet në Montro të Zvicrës

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe iranianë e kanë filluar ditën e tretë të bisdimeve për programin atomik të Iranit në pushimoren Montro në Zvicër.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, sot i kanë vazhduar diskutimet e tyre, vetëm disa orë paasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka tërhequr vërejtjen se kjo marrëveshje mund ta “hapë rrugën e Iranit kah bomba” atomike, e jo që ta ndalë prodhimin e saj.

Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë, Kinën, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë, po synojnë arritjen e marrëveshjes me Iranin, me të cilën do të kufizohej programi atomik i Iranit në këmbim për zbutje të sanksioneve ndërkombëtare.

Duke reaguar ndaj fjalimit të zotit Netanyahu në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se kryeministri izraelit nuk ka ofruar alternativë të vlefshme.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani e kanë caktuar fundin e muajit mars si afat për arritjen e marrëveshjes kornizë, ndërsa 30 qershori është afat i i fundit për arritjen e marrëveshjes së plotë.

XS
SM
MD
LG