Ndërlidhjet

Dempsey: Roli i Iranit në Tikrit mund të jetë pozitiv


Martin Dempsey duke folur në dëgjimin e mbrëmshëm në Senatin amerikan
Martin Dempsey duke folur në dëgjimin e mbrëmshëm në Senatin amerikan

Shefi i Shtabit të Bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Martin Dempsey, tha se mbështetja direkte e Iranit për përpjekjet e Irakut për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga qyteti Tikrit, mund të jetë “gjë pozitive”, nëse nuk nxitë tensione sektare.

Gjeneral Dempsey i tha Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, mbrëmë vonë, se dy të tretat e forcave që synojnë rimarrjen e Tikritit, përbëhen nga luftëtarët e milicive shiite me seli në Iran.

Ushtarët e qeverisë së Irakut e përbëjnë një të tretën e mbetur.

Qyteti Tikrit, në pjesën veriore të Irakut, është kryesisht qytet i banuar me popullatë sunite.

XS
SM
MD
LG