Ndërlidhjet

Arbana Xharra nga "Zëri" fiton çmimin e Departamentit Amerikan të Shtetit


Arbana Xharra

Arbana Xharra

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Arbana Xharra, kryeredaktore e së përditshmes “Zëri”në Kosovë është fituese e Çmimit Ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga Sekretari amerikan i Shtetit.

Në ceremoninë e këtij viti, çmimin e ndan zonja e parë, Michelle Obama dhe zëvendës sekretarja e shtetit,Heather Higginbottom.

Në një njoftim për mediat, ambasada njofton se ky çmim [International Women of Courage Award] nderon “gratë anekënd globit, të cilat kanë treguar guxim dhe udhëheqje të pashoq në avokimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe përparimin shoqëror”.

“Xharra është autore e një sërë raportesh hulumtuese mbi ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, si dhe ka zbuluar lidhjet financiare dhe operative me organizatat e huaja terroriste.Këto përpjekje jo vetëm që e ndihmuan shoqërinë ta kuptojë problemin, por edhe nxitën përpjekjet e qeverisë për ta adresuar këtë çështje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës amerikane.

Në vitin 2008, këtë çmim e pati fituar edhe Valdete Idrizi, aktiviste nga Kosova, për projektet që drejtonte në Mitrovicë, me synimin për të ripajtuar dhe për të sjellë paqen ndërmjet komuniteteve të ndryshme etnike.

XS
SM
MD
LG