Ndërlidhjet

Hollande, presidenti i parë francez që e viziton Kubën


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande do të udhëtojë drejt Kubës në muajin maj, për të shënuar vizitën e parë zyrtare të një udhëheqësi të shtetit francez në shtetin ishull.

Udhëtimi që u bë publik sot pritet të jetë i pari i një lideri perëndimor në një shtet komunist prejse SHBA-të dhe Kuba njoftuan rivendosje historike të marrëdhënieve miqësore, njoftim ky që u bë në muajin dhjetor.

Ndërkohë, BE-ja dhe regjimi komunist do të vazhdojë negociatat më 4 dhe më 5 mars me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Marrëdhëniet diplomatike në mes të BE-së dhe Kubës janë pezulluar në vitin 2003 për shkak të situatës së rëndë të të drejtave të njeriut në vendin komunist.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se shpreson që SHBA-të do të hapin ambasadën në Havana në muajin prill.

XS
SM
MD
LG