Ndërlidhjet

Ka të dyshuar në rastin Nemtsov


Drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov

Drejtori i FSB-së, Aleksandr Bortnikov

Udhëheqësi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) ka thënë sot se ka të dyshuar për vrasjen e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov, por ai nuk ka dhënë ndonjë të dhënë tjetër.

Aleksandr Bortnikov, ka thënë se gjithmonë ka të dyshuar, por nuk ka treguar nëse janë gati të zgjidhin rastin.

Nemtsov, një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, është vrarë afër Kremlinit më 27 shkurt.

Ai është varrosur në periferi të Moskës në një ceremoni emocionale ku morën pjesë mijëra njerëz.

Putin e ka quajtur provokim vrasjen e tij më qëllim destabilizimin e vendit ndërsa është zotuar se do të sjellë para drejtësisë përsonat që janë përgjegjës.

Kundërshtarët e qeverisë frikësohen se kjo mund të mos ndodh, duke kujtuar vrasjen e disa kritikëve të Kremlinit në të kaluarën, raste këto që nuk janë zgjidhur asnjëherë.

Hetuesit kanë thënë se janë duke shikuar disa motive të vrasjes së Nemtsovit, përfshirë edhe ekstremistët islamik, konfliktin në Ukrainë dhe jetën e tij private.

XS
SM
MD
LG