Ndërlidhjet

Putini kërkon nga policia zbardhjen e vrasjeve politike


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia duhet të heq qafe “turpin dhe tragjedinë” siç ishte rasti i vrasjes së politikanit opozitar, Boris Nemtsov. Ai ka kërkuar nga policia që patjetër të zbardhë vrasjet politike.

Duke folur para zyrtarëve të lartë të ministrisë së punëve të brendshme, Putin duket se e pranon dëmin që i është shkaktuar reputacionit të Rusisë për shkak të vrasjeve të kritikëve të qeverisë.

Boris Nemtsov është vrarë pak metra larg Kremlinit, natën e 27 shkurtit.

“Vëmendja më serioze duhet dhënë krimeve të profilit të lartë, përfshirë edhe ato me nuanca politike”, ka thënë Putin.

“Është e nevojshme që Rusia të heq përfundimisht qafe turpin dhe tragjeditë siç është kjo që sapo e kemi përjetuar dhe parë..dua të them vrajset, vrasjen e paciptë të Boris Nemtsovit në qendër të kryeqytetit”, ka thënë më tej lideri rus.

XS
SM
MD
LG