Ndërlidhjet

logo-print

Sunitët dhe shiitët vazhdojnë sulmet ndaj IS-it në Tikrit


Ilustrim

Ilustrim

Raportohet se forcat irakiane dhe milicia shiite janë duke bërë përpjekje që të rrethojnë luftetarët e Shtetit Islamik në Tikrit, në ditën e dytë të operacioneve ushtarake për të rimarrë kontrollin mbi këtë qytet që gjendet rreth 130 km në veri të Bagdadit.

30 mijë pjesëtarë të kësaj force janë mobilizuar për këtë operacion, të përkrahur nga aeroplanët luftarak dhe helikopterët irakianë.

Komandantët ushtarak kanë thënë sot se forcat qeveritare janë duke avancuar gradualisht, ndërsa progresin po e ngadalësojnë sulmet me bomba në anë të rrugës dhe ato nga snajperistët.

Një gjeneral iranian raportohet se po qëndron në këtë rajon për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve.

Më 3 mars, gjenerali amerikan, Martin Dempsey, udhëheqësi i Shefave të Shtabit të ushtrisë amerikane ka thënë se roli i Iranit në Tikrit mund të jetë “pozitiv” nëse nuk nxit tensionet sektare.

XS
SM
MD
LG