Ndërlidhjet

logo-print

Deklarata e Hollande po shqyrtohet në Mal të Zi dhe Gjeorgji


Presidenti francez, Francois Hollande

Presidenti francez, Francois Hollande

Deklarata e presidentit të Francës, Francois Hollande për ndalimin e përkohshëm të zgjerimit të NATO-s po shqyrtohet me kujdes në Mal të Zi dhe Gjeorgji.

Hollande, pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Paris më 2 mars, ka thënë se “pozicioni i Francës për momentin është se duhet refuzuar anëtarësimet e reja”.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, iu ka thënë gazetarëve sot se deklarata e Hollands ndoshta është ndikuar nga përpjekjet aktuale për të zgjidhur krizën në Ukrainë dhe shqetësimet rreth armiqësimit të mëtejshëm me Rusinë e cila ka qenë kritike ndaj zgjerimit të NATO-s.

Gjukanoviq ka shtuar se qeveria e Malit të Zi do i kërkojë Parisit sqarime rreth deklarimit të presidentit francez.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth deklarimit të Hollande, ambasadori i Gjeorgjisë në SHBA, Richard Norland, ka thënë: “nuk dua të komentojë në mënyrë specifike deklaratën e një lideri të një vendi të NATO-s. Unë mendoj që është e rëndësishme që Gjeorgjia të bëjë çdo gjë që mundet për të rritur mundësinë e kualifikimit për anëtarësim në NATO-“.

Mali i Zi dhe Gjeorgjia janë duke punuar në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, për vite të tëra.

XS
SM
MD
LG