Ndërlidhjet

logo-print

Vëllai i opozitarit rus, Navalny transferohet në burg tjetër


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny

Vëllai i një prej liderëve opozitar rus, është transferuar nga burgu ku është mbajtur në Moskë, në një burg në periferi të kryeqytetit rus.

Vëllai i Aleksei Navalnyt, Oleg, është dënuar në muajin dhjetor për mashtrimin e kompanisë franceze të kozmetikës, Yves Rocher, dhe është dënuar me tre vjet e gjysmë burg.

Avokati i Oleg Bavalnit, Kirill Polozov, ka thënë sot se ai është transferuar në një koloni burgu diku tjetër në Rusi për të vazhduar dënimin me burg.

Aleksei Navalny, një nga udhëheqësit kryesor të protestave masive të vitit 2011 – 2012 në Moskë është dënuar për të njëjtin rast.

Të dy vëllezërit kanë hedhur poshtë akuzat të cilat i shohin si hakmarrje politike të presidentit rus, Vladimir Putin.

Aleksei Navalny momentalisht është duke e mbajtur dënimin prej 15 ditësh për shpërndarjen e pamfleteve në metron e Moskës.

XS
SM
MD
LG