Ndërlidhjet

logo-print

Rumania nis ta furnizojë Moldavinë me gaz


(Ilustrim

(Ilustrim

Rumania ka filluar të furnizojë me gaz natyral Moldavinë, pasi Moldavia dëshiron që të zvogëlojë varësinë nga gazi rus.

Ministrja e jashtme moldave, Natalia Gherman, gjatë një vizite në Bukuresht, ka thënë se kjo është hera e parë që gazi shkon “nga perëndimi në lindje”.

Moldavia e merr shumicën e gazit nga Rusia, por tani dëshiron të importojë më shumë nga Rumania.

Tubacioni i përbashkët ka filluar të pranojë sasi të vogla të gazit nga Rumania.

Tubacioni 43 km në mes të qytetit rumun, Iasi dhe qytetit moldav, Ungheni, është ndërtuar brenda një viti dhe është financuar pothuajse në tërësi nga Bukureshit.

Zyrtarët rumunë kanë thënë se vendi i tyre do të dërgojë 16 milionë kubë metër gaz në vit, që do të mbulonte 1.6 % të sasisë që e përdor Moldavia.

Ndryshe nga shumica e vendeve anëtare të BE-së nga ky rajon, Rumania është në gjendje të mbulojë 85 % të nevojave të veta të gazit përmes prodhimit vendor.

XS
SM
MD
LG