Ndërlidhjet

Saakashvilli kërkon që SHBA të armatos Ukrainën


Mikheil Saakashvilli

Mikheil Saakashvilli

Ish presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvilli që tani shërben si këshilltar për administratën e presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje SHBA-ve që t’i ofrojnë Ukrainës armë vdekjeprurëse.

Duke folur para komitetit për punë të jashtme të Senatit amerikan, Saakashvilli ka thënë se Ukraina ka nevojë për armatim, si armë kundër tankeve, për të ndaluar avansimin rus.

Ai ka thënë se pa armë, nuk do të mbetët fare Ukrainë që të reformohet.

Ish lideri i Gjeorgjisë, e ka hedhur poshtë argumentin se SHBA-të duhet të punojnë me evropianët, duke thënë se Gjermania nuk do të pajtohet të armatosë Ukrainën.

Saakashvilli ka qenë president i Gjeorgjisë kur Rusia nisi luftë disa ditore me shtetin e tij në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG