Ndërlidhjet

logo-print

Një flotë e NATO-s ka arritur në Detin e Zi të mërkuren për të trajnuar me anije që janë nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia, njofton aleanca që udhëhiqet nga SHBA-të.

Tensionet në rajonin e Detin e Zi janë duke u rritur për shkak të konfliktit separatist në pjesën lindore të Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë që i bëri Rusia vitin e kaluar.

“NATO dërgon rregullisht anije në Detin e Zi për kontroll detar dhe për trajnime. Kjo dërgesë e planifikuar, marrë parasysh lëvizjet nga Rusia, përmban siguri shtesë për aleatët në rajon”, ka thënë një zyrtar i NATO-s.

XS
SM
MD
LG