Ndërlidhjet

Sulmohet ambasadori amerikan në Korenë e Jugut


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun hye, ka thënë se sulmi me thikë kundër ambasadorit amerikan, Mark Lippert është “sulm ndaj aleancës Koreano jugore – amerikane”.

Lippert është therë me thikë gjatë një debati publik që është mbajtur sot në Seul.

Fotografia e publikuar më pas e tregon Lippertin me dorën e djatht duke e mbajtur faqen e djatht, ndërsa dora e tij e majt ishte e mbuluar me gjak.

Shtëpia e Bardhë thotë se lëndimet e Lippert nuk ishin me rrezik për jetën e diplomatit dhe se ai po trajtohet në spital.

Sulmuesi është arestuar dhe identifikuar si Kim Ki Jong, nacionalist i krahut të majt, ndërsa ai ka pasur edhe më parë dosje policore pasi në vitin 2010 e kishte sulmuar ambasadorin japonez me gurë.

SHBA-të dhe Koreja Jugore kanë nisur ushtrime ushtarake gjatë kësaj jave duke nxitur tensionet me Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG