Ndërlidhjet

Vritet një ushtar ukrainas


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Ushtria e Ukrainës njofton se një ushtar i saj është vrarë dhe një tjetër është lënduar në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit.

Viktimat nënvizojnë dobësinë e marrëveshjes së armëpuhismit në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro rusë në konfliktin që deri më tash ka marrë jetën e 6 mijë personave.

Zoryan Shkiryak, këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës, Arsen Avakov, ka akuzuar rebelët se e kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar në Minsk muajin e kaluar si dhe grumbullimin e forcave pranë qytetit bregdetar të Mariupolit që kontrollohet nga qeveria.

Ndërkohë, zyrtarët e rebelëve kanë thënë se gjatë natës nuk është raportuar për granatim apo luftime në rajonin e Donjeckut.

XS
SM
MD
LG