Ndërlidhjet

Vriten dhjetëra militantë gjatë një operacioni në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë së Afganistanit kanë thënë se një operacion që ka pasur si qëllim lirimin e një grupip të civilëve të kidnapuar në pjesën jugore të Afganistanit është ende duke vazhduar pasi dje ka arritur të vrasë dhjetëra militantë.

Deri më tash, forcat e sigurisë megjithatë nuk kanë arritur të lirojnë pengjet.

Persona të maskuar dhe të armatosur patën kidnapuar muajin e kaluar 30 pasagjerë nga dy autobusë në krahinën jugore të Zabulit.

Shumica e të kidnapuarve i përkrasin minoritetit etnik Hazara, një grup që është persekutuar nga regjimi i dikurshëm i talibanëve pashtun.

Sipas ushtrisë afgane, shumica e 50 militantëve të vrarë në këtë operacion janë luftetarë të huaj.

Talibanët deri më tash nuk e kanë marrë përgjegjësinë për kidnapimin e këtij grupi të njerëzve.

XS
SM
MD
LG