Ndërlidhjet

Klinton pajtohet që t’i publikohen emailet


Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton
Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton

Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton iu ka përgjigjur dyshimeve pse ajo e ka përdorur adresen e saj private të postës elektronike gjatë kohës sa ka qenë në detyrë si Sekretare e Shtetit, nga viti 2009 deri më 2013.

Ajo i ka kërkuar Departamentit të Shtetit që t’i publikojnë komunikimet e saj.

“Dua që publiku t’i shoh emailet e mi”, ka shkruar Klinton në profilin e saj në ‘Twitter’.

Departamenti i Shtetit ka thënë se do të rishikojë komunikimet e ofruara nga Klintoni.

Ky vendim u mor pasi një komiteti i kongresit që udhëhiqet nga republikanët ka kërkuar emailet e Klintonit të dërguara në kohën kur ka ndodhur sulmi në ambasadën amerikane në Bengazi, në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG