Ndërlidhjet

logo-print

Rusia nis ushtrime të mëdha ushtarake


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria ruse ka thënë se mbi 2mijë ushtarë janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po zhvillohen në pjesën jugore të Rusisë, Krime dhe rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkazi dhe Oseti Jugore.

Ushtria e qarkut Federal Jugor ka njoftuar se 500 pajisje të rënda ushtarake janë duke u shfrytëzuar për ushtrime në të cilat po marrin pjesë njësi të forcave ajrore, të cilët e kanë për detyrë që të zbrapsin sulme me raketa dhe aeroplanë.

Në njoftim thuhet se ushtrimet po mbahen në 12 fusha në zonat e sipërpërmendura, mirëpo ende nuk është bërë e qartë se sa do të zgjasin këto ushtrime.

Ushtrime të ngjajshme më parë kanë ngritur shqetësimin e fqinjëve të Rusisë si dhe kanë nxitur shtetet e perëndimit ta akuzojnë Rusinë se përmes tyre ka dërguar pajisje ushtarake në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG