Ndërlidhjet

logo-print

Pilotja ukrainase e ndërprenë grevën pas 3 muajsh


Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Pilotja ukrainase, Nadia Savchenko

Shërbimi i burgut rus ku po mbahet pilotja ukrainase, Nadia Savchenko, njofton se e burgosura, pas tre muajsh grevë urie ka filluar të pij supë pule.

Agjencia e lajmeve, Interfax, e citon një zyrtar të këtij shërbimi duke thënë “sot, Savchenko është pajtuar që të përcjellë rekomandimet e mjekëve rreth shëndetit të saj dhe është pajtuar që të pij supë pule”.

Savchenko thotë se ajo u kidnapua nga rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës në muajin qershor dhe në mënyrë ilegale është dërguar në Rusi ku akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e dy gazetarëve që mbulonin konfliktin e Ukrainës.

Rusia nuk i ka pranuar kërkesat e perëndimit që ta lirojë Savchenkon.

XS
SM
MD
LG