Ndërlidhjet

Renzi vendos lule te vendi ku u vra Nemtsov


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu italian, Matteo Renzi
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe homologu italian, Matteo Renzi

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka vendosur lule te vendi ku u vra lideri opozitar, Boris Nemtsov, i cili u vra para gjashtë ditësh në Moskë.

Nemtsov u vra në një urë, pak metra larg Kremlinit.

Renzi e ka vizituar vendin e vrasjes dhe aty la një buqetë me lule që ishin në ngjyrat e flamurit italian.

Kryeministri italian nuk ka bërë asnjë deklaratë te ky vend.

Më vonë ai u takua me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev ndërsa pritet të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Renzi, dje është takuar edhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko në Kiev.

Qëllimi i kësaj vizite është që të ndihmohen përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar pjesën lindore të Ukrainës dhe për të nxitur Rusinë që të bashkëpunojë në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG