Ndërlidhjet

Kerry u takua me ministrat e Gjirit


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry është takuar në Arabi Saudite me ministrat e jashtëm të vendeve të gjirit arab për t’i njoftuar ata me negociatat për programin bërthamor të Iranit.

Kerry pritej që të jepte siguri për Arabinë Saudite, Bahrejnin, Katarin, Emiratatet e Bashkuara Arabe dhe Omanin në Riad se një marrëveshje me Iranin nuk do t’i lejonte Teheranit të ndërtojë armë bërthamore.

Kerry më pas ka shkuar në Diriyah, pjesa periferike e Riadit për tu takuar me mbretin e ri saudit, Salmanin.

Njejtë si Izraeli, edhe vendet e rajonit që udhëhiqen nga sunitet kanë frikë se Irani po mundohet të ndërtojë armë bërthamore dhe po mundohet të rris ndikimin në Lindje të Mesme.

XS
SM
MD
LG