Ndërlidhjet

Ukraina vendos të rrisë ushtrinë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Parlamenti ukrainas ka votuar në favor të një ligji i cili e ka për qëllim që të rris ushtrinë e këtij vendi për një të tretën, duke e sjell numrin e ushtarëve në 250 mijë.

Ligji, që është dërguar në parlament nga presidenti i vendit, Petro Poroshenko, është përkrahur nga 270 deputetë nga 423 sa janë në tërësi në parlamentin e këtij vendi.

Lideri radikal, Oleh Lyashko, duke folur para votimit ka thënë se “kushdo që voton kundër këtij ligji apo nuk e përkrah atë, është duke punuar për Putinin, për agresionin rus që këmba e okupatorit rus të shkel në tokën tonë në Donbas dhe në tokën tonë të Krimesë”.

Sqarimi për ligjin thotë se trupat shtesë do të formojnë dy qendra komando të operimit, 11 brigada, katër regjimente, 18 batalione, 16 skuadra dhe 13 togje.

XS
SM
MD
LG