Ndërlidhjet

Dënohet pakistanezi për bashkëpunim me Al Kaidën


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një person nga Pakistani është dënuar nga një gjykatë federale e SHBA-ve me akuzën se ka bashkëpunuar me Al Kaidën për të kryer sulme me bomba në Evropë dhe SHBA.

28 vjeçari, Abid Naseer, është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut në Brooklyn të New Yorkut.

Ai ndër të tjera akuzohet se ka udhëhequr celula të Al Kaidës që kanë planifikuar sulme në shtëpi të mallrave në Britani, ka planifikuar sulm me bombë në sistemin e metros në Neë York dhe ka dashur të kryej sulm ndaj një gazete daneze që ka shtypur karikatura të Muhamedit që myslimanët e konsiderojnë profet.

Dëshmitë e prezantuara përfshijnë letrat e dërguara gjatë bastisjeve të komandosëve amerikan në Pakistan, operacion ky ku u vra edhe lideri i Al Kaidës, Osama bin Laden.

Ende nuk është caktuar data se kur do të shpallet dënimi për Naseerin, ndërsa avokatët e tij kanë thënë se do e apelojnë vendimin.

Naseer ishte arrestuar në Britani dhe ishte ekstraduar në SHBA gjatë muajit janar të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG