Ndërlidhjet

Liberia liron pacienten e fundit me Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Liberia ka liruar pacienten e fundit me Ebola, pasi ka kaluar një javë pa ndonjë rast të ri me virus, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Beatrice Yardolo, 58 vjeçe, ka lënë qendrën e trajtimit në kryeqytetin Monrovia pas dy javësh qëndrimi atje.

Afro 10,000 njerëz kanë vdekur nga Ebola, shumica e tyre në Guine, Liberi dhe Siera Leone, prejse ka shpërthyer ky virus në mars të vitit të kaluar.

Kjo është hera e parë që nga maji 2014 që Liberia nuk ka raste të reja me virus, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG