Ndërlidhjet

Në Krime kapet një i dyshuar për pengmarrjen në teatër më 2002


Ilustrim

Ilustrim

Rojet kufitare ruse në territorin e aneksuar ilegalisht të Krimesë kanë thënë se kanë kapur një të dyshuar për incidentin e pengmarrjes më 2002, në Teatrin Dubrovka të Moskës.

Zyra për media e Shërbimit Federal të Sigurisë në Krime ka thënë se rojet e kufirit kanë arritur të kapin një “terrorist”, i cili ka marrë pjesë në marrjen e pengjeve gjatë muzikalit 'Nord-Ost' më 2002.

Zyra për media nuk ka bërë të ditur se kur është kapur i dyshuari, por në muajin dhjetor ka pasur raporte se Khasan Zakaev është arrestuar nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në rastin në fjalë.

Më 22 tetor të vitit 2002, një grup i militantëve çeçenë ka ndërprerë performancën në Teatrin Dubrovka dhe ka marrë peng audiencën.

Të gjithë pengmarrësit janë vrarë pasi forcat speciale ruse kanë hyrë në ndërtesë më 26 tetor.

Rreth 130 pengje kanë vdekur, disa nga ta për shkak të moskujdesit shëndetësor pasi janë evakuuar nga teatri.

XS
SM
MD
LG