Ndërlidhjet

Rasti Zymberi: Suspendohen dy policë serbë


Ilustrim
Ilustrim

Shefi i Operativës në Policinë e Kosovës në stacionin e veriut të Mitrovicës, Miodrag Llekiq, si dhe vëllai i tij, po ashtu pjesëtar i policisë në këtë stacion, Millan Llekiq, janë suspenduar nga detyra deri në përfundim të hetimeve që po zhvillohen për vrasjen e policit Enver Zymberi.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Daut Hoxha, zyrtar nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

Mediat në Prishtinë raportojnë se vëllezërit Llekiq janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve nga zyrtarë të EULEX-it.

Polici i njësisë speciale, Enver Zymberi, është vrarë më 26 korrik, 2011, në pjesën veriore të Kosovës, derisa policia ka zhvilluar një operacion për kthimin e kontrollit në pikat kufitare 1 dhe 31.

XS
SM
MD
LG