Ndërlidhjet

Prokurori argjentinas “është vrarë”


Buenos Aires, 18 janar 2015.
Buenos Aires, 18 janar 2015.

Teste të pavarura kanë treguar se prokurori special i Argjentinës, Alberto Nisman, është vrarë, ka bërë të ditur familja e tij.

Në një konferencë për gazetarë, ish-gruaja e Nismanit ka thënë se gjetjet përjashtojnë hipotezat e aksidentit ose vetëvrasjes, transmeton BBC.

Nisman është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij më 18 janar, disa orë para se ai të dëshmonte në Kongresin e Argjentinës kundër presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.

Ai ka qenë duke hetuar një sulm terrorist, i cili ka ndodhur më 1994 në një qendër hebreje në Buenos Aires.

XS
SM
MD
LG