Ndërlidhjet

BE diskuton për konfliktin në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë

Konflikti në Ukrainë pritet të dominojë takimin joformal të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, që nis sot në Riga të Letonisë.

Sipas zyrtarëve të Letonisë, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, bisedimet do të fokusohen në konfliktin e Ukrainës, përfshirë tensionet midis BE-së dhe Rusisë në lidhje me këtë krizë.

Në prag të takimit, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se ministrat do të konsiderojnë sanksionet shtesë kundër Rusisë, për shkak të mbështetjes që u jep separatistëve në lindje të Ukrainës.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se ministrat e 28 vendeve anëtare do të diskutojnë edhe për dërgimin e mundshëm të paqeruajtësve ndërkombëtarë në Ukrainë.

Bisedimet në Riga do të zgjasin dy ditë.

XS
SM
MD
LG