Ndërlidhjet

Boko Haram vret mbi 60 veta


Militantë të Boko Haramit
Militantë të Boko Haramit

Militantë të dyshuar të Boko Haramit kanë vrarë së paku 64 persona në një fshat në shtetin Borno, në verilindje të Nigerisë.

Dëshmitarët kanë thënë se personat e armatosur kanë pasur në shënjestër burra dhe djem, përpara se t’i vinin flakën fshatit Njaba.

Ngjarja ka ndodhur të martën, por nuk është raportuar menjëherë për shkak të largësisë së zonës.

Boko Haram ka vrarë mijëra njerëz në përpjekjet e tij disavjeçare për të krijuar shtetin islamik në Nigeri.

XS
SM
MD
LG