Organizata për Çlirimin e Palestinës ka vendosur që t’i japë fund marrëveshjes me Izraelin për bashkëpunim në siguri, e cila është arritur më 1993 në Oslo.
Kjo organizatë është trupi përfaqësues i palestinezëve dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për Autoritetetin Palestinez.
Zhvillimi i fundit në praktikë nënkupton fundin e ndarjes së inteligjencës për grupet militante, të tilla si Hamasi.
Vendimi është shenjë e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Autoritetetit Palestinez.
Vëzhguesit thonë se ky vendim është hakmarrje e palestinezëve, pasi Izrali ka ndërprerë transferimet e taksave, një burim këto kryesor i fondeve për Autoritetin Palestinez.
Izraeli ka suspenduar transferimet e taksave pas vendimit të Autoritetit Palestinez për t’iu bashkuar Gjykatës Ndërkombëtare për Krime, në muajin janar.
Ngrirja e taksave ka bërë që qeveria të mos jetë në gjendje të paguajë mijëra punëtorë.