Ndërlidhjet

Tom Doshi para Prokurorisë


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë

Deputeti i përjashtuar i Partisë Socialiste në Shqipëri, Tom Doshi, është paraqitur të enjten për herë të parë në Prokurori, ku ka qëndruar për afër gjashtë orë.

Pak ditë më parë, Doshi ka thënë se ndaj tij dhe ndaj deputetit tjetër, Mhill Fufi, ka pasur një tentativë për vrasje.

Ai e ka rikonfirmuar këtë edhe para Prokurorisë.

Prokuroria ka njoftuar se ka ftuar që të japin dëshmitë e tyre edhe figurat kryesore të shtetit dhe deputetë të parlamentit, që nga kryeministri Edi Rama, kryetari i parlamentit Ilir Meta, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe ish- kryeministri Sali Berisha dhe deputetët Mark Frroku e Mhill Fufi.

Partia Socialiste ka përjashtuar Doshin nga radhët e saj, pas akuzave që ky i fundit ka bërë në drejtim të Ramës dhe shumicës në Kuvendin e Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG