Ndërlidhjet

Pjesëmarrja e serbëve në institucione mbetet e ngrirë


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesit e serbëve nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës, derisa të mos zgjidhen problemet e presioneve politike mbi ta.

Gjuriq, i cili do të jetë edhe në krye të Zyrës së re të Serbisë për çështje koordinuese në procesin negociues me institucionet e Kosovës, ka thënë se gjatë ditëve të ardhshme do të mbahet takimi i serbëve të Kosovës me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Duke folur për zyrën e re, ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka vendosur që të forcojë kapacitet administrative, kështu që do të tubojë njerëzit që deri më tash kanë qenë të angazhuar në negociata.

Ky trup, ka shtuar Gjuriq, do të mbledhë në një vend të gjitha informatat e nevojshme për negociatat Beograd – Prishtinë.

Që nga data 3 shkurt, kur është shkarkuar nga posti i minsitrit shefi i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviq, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendit të Kosovës.

Largimi i Jabllanoviqit nga qeveria ka pasuar protestat dhe trysninë e fuqishme të opozitës, për shkak të një deklarate që Jabllanoviq ka bërë më 6 janar.

Ai i ka cilësuar si "egërsira" protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

XS
SM
MD
LG