Ndërlidhjet

Së paku 46,000 llogari në Twitter pro IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Janë së paku 46,000 llogari në Twitter që veprojnë në emër të grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS), ka bërë të ditur një studim në Shtetet e Bashkuara.

Numri aktual, i identifikuar në tre muajt e fundit të vitit 2014, është ndoshta shumë më i lartë, thuhet në raportin e Institutit Brookings.

Ai vë në dukje se mbështetësit tipikë të Shtetit Islamik ndodhen brenda territoreve të militantëve në Irak dhe Siri.

Tre të katërtat e tyre bëjnë cicërima në gjuhën arabe, ndërsa një në pesë nga ta përdorin anglishten.

Ata kanë mesatarisht nga 1,000 ndjekës.

Shteti Islamik është mirë i njohur për përdorimin e mediave sociale, sidomos Twitterit, për të propaganduar mesazhet e tij.

Studimi, i quajtur Regjistrimi i IS-it në Twitter, është bërë nga JM Berger i Institutit Brookings dhe Jonathon Morgan, teknolog.

XS
SM
MD
LG