Ndërlidhjet

Vritet në Stamboll lideri i opozitës taxhike


Stamboll - foto arkivi
Stamboll - foto arkivi

Një udhëheqës i opozitës së Taxhikistanit është vrarë nga një person i panjohur në Stamboll.

Umarali Kuvatov ka qenë duke jetuar në mërgim në Turqi dhe është vrarë të enjten vonë.

Lëvizja e tij, Grupi 24, e cila kundërshton qeverinë e presidentit taxhik, Emomali Rakhmon, është ndaluar në muajin tetor.

Taxhikistani ka akuzuar Kuvatovin për krime të ndryshme dhe ka kërkuar ekstradimin e tij, por Turqia ka refuzuar.

Autoritetet turke e kanë arrestuar atë në dhjetor për mashtrim të dyshuar me viza, por ai është liruar shumë shpejt.

XS
SM
MD
LG