Ndërlidhjet

logo-print

Stoltenberg: Merkel më bindi të bëhem shef i NATO-s


Shef i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shef i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ka qenë kancelarja gjermane, Angela Merkel, ajo që e ka bindur të pranojë postin më të lartë të Aleancës.

Stoltenberg, duke folur për një televizion suedez, ka thënë se Merkel ka qenë “e para” që ka folur me të për këtë çështje.

“Më duhet të pranoj se e kam problem të them jo kur më kërkohet nga zonja të tilla”, ka thënë Stoltenberg.

Ish-kryeministri norvegjez ka pasuar Anders Fogh Rasmussenin në postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Stoltenberg po ashtu ka thënë se bashkëpunimi me Rusinë është i vështirë, pasi ajo nuk do që të respektojë kufijtë e fqinjëve të saj – referencë kjo për ndërhyrjen e Moskës në Ukrainë.

Por, ai ka shtuar se anëtaret e NATO-s, të tilla si vendet e Baltikut, nuk përballen me kërcënimin e njëjtë, pasi Aleanca do t’i mbrojë ato.

XS
SM
MD
LG