Ndërlidhjet

Jahjaga takon partitë opozitare për Gjykatën Speciale


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Kosovës, për t’i njoftuar liderët politikë me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Në një njoftim nga Zyra e Presidentes thuhet se Jahjaga, në takim me liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u koordinuar për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare, të votuar në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve.

Jahjaga po ashtu ka theksuar nevojën e ndërtimit të një konsensusi politik dhe shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo Gjykatë nuk do të gjykojë luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi, por do të merret me akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Presidentja Jahjaga, gjatë ditës së sotme, do ta takojë edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

XS
SM
MD
LG