Ndërlidhjet

Ukrainë: Atentat ndaj një oficeri të lartë policor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një oficer i lartë i policisë që është lojal ndaj Kievit është plagosur së bashku me bashkëshortën e tij gjatë një sulmi me veturë bombë në qytetin Kharkiv, që gjendet në pjesën lindore të Ukrainës.

Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Andriy Yangolenko, dhe bashkëshortja e tij, Inna, janë dërguar në spital pasi shpërtheu bomba e vendosur nën makinën e tyre.

Yangolenko e udhëheqë një batalion policor pjesëtarët e së cilës refuzuan që të marrin pjesë në shtypjen e protestave që e hoqën nga pushteti ish presidentin Viktor Yanukovich në shkurt të vitit të kaluar.

Një këshilltar i ministrit të brendshëm, Arsen Avakov, përmes profilit të tij në ‘Facebook’ ka shkruar se autoritetet po e konsiderojnë rastin si sulm të dyshuar terrorist.

Katër persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë lënduar në tri sulme me bomba prej 19 janarit në Kharkiv, që gjendet në pjesën veri-perëndimore të zonës ku po zhvillohet konflikt i armatosur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë.

Autoritetet në Ukrainë, për të gjitha sulmet me bomba në Kharkiv dhe qytetin jugor të Odesas, i kanë fajësuar rebelët.

XS
SM
MD
LG