Ndërlidhjet

Pakistan: Partia qeverisëse e fuqizon pozitën në Senat


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Partia e kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, duket se është rrugës të rris përfaqësimin e saj në parlament pas zgjedhjeve për dhomën e lartë.

Partia e Popullit e opozitës pakistaneze momentalisht e ka shumicën në Seantin prej 104 ulëseve, derisa partia e Ligës Myslimane e kryeministrit e ka shumicën në dhomën e ulët të parlamentit.

Rezultatet jo zyrtare të zgjedhjeve të 5 marsit nga ligjvënësit kombëtar dhe krahinor tregojnë se partia e kryeministrit ka fituar 18 ulëse, ndërsa partia opozitare ka fituar vetëm tetë ulëse.

Rezultatet zyrtare që ndonëse pritej të publikoheshin mbrëmjen e 5 marsit, ato megjithatë u shtynë.

XS
SM
MD
LG