Ndërlidhjet

logo-print

Senati e shtynë votimin për marrëveshjen me Iranin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Lideri i reublikanëve në Senatin amerikan e ka shtyrë votimin e një ligji që do të kërkonte dorëzimin e një marrëveshje të mundshme me Iranin në Kongres para se ajo të arrihej.

Zëdhënësi i Mitch McConnell ka thënë se lideri i shumicës nuk planifikon ta testojë në votim javën e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit që të ndalojë veprimet derisa po zhvillohen diskutimet në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ku përfshihen edhe SHBA-të.

Këto fuqi botërore po tentojnë të arrijnë një marrëveshje me Republikën islamike për tu siguruar që Teherani nuk do të mund të ndërtojë armë bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

XS
SM
MD
LG