Ndërlidhjet

Qyteti indian vë orë policore pasi vritet i dyshuari si dhunues


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia në pjesën verilindore të Indisë ka vendosur orë policore një ditë pasi disa mijëra persona u futën në burg, e kidnapuan një të dyshuar si dhunues dhe më pas e vranë atë.

Grupi i madh i njerëzve i ka tejkaluar rojet e sigurisë në burgun qëndror në Nagaland, e kanë nxjerr zvarrë personin në fjalë dhe më pas e kanë rrahur deri në vdekje.

Personi që besohet se ishte emigrant nga Bangladeshi, është arrestuar me dyshimin se e kishte dhunuar një grua vendore më 24 shkurt.

Gjatë viteve të fundit, India është përballur me reagime të ashpra publike rreth dhunës seksuale që është mjaft e pranishme në këtë vend.

Megjithatë,kjo vrasje gjithashut është lidhur me tensionet në rritje në Nagaland rreth shtimit të numrit të emigrantëve nga Bangladeshi.

XS
SM
MD
LG