Ndërlidhjet

Mali: Nga sulmi në klubin e natës – 5 vetë të vrarë


Ushtarët francezë në kryeqyteetin Bamako në Mali
Ushtarët francezë në kryeqyteetin Bamako në Mali

Së paku 5 vetë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga sulmi me granatë dhe të shtëna, në një klub nate të njohur në kryeqytetin Bamako të Malit.

Radio France Internationale ka raportuar se sulmi ndodhi pak pas mesnatës.

Ndër personat e vrarë janë tre evropianë.

Motivi i sulmit nuk është i njohur.

Agjencia AFP, duke cituar burime të paidentifikuara policore, ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar për këtë sulm.

Presidenti francez, Francois Hollande, dhe ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, e kanë dënuar këtë sulm.

XS
SM
MD
LG