Ndërlidhjet

logo-print

Dempsey: Sulmi në Tikrit kundër IS-it do të ketë sukses


Gjenerali Martin Dempsey

Gjenerali Martin Dempsey

Gjenerali amerikan, Martin Dempsey, shef i shtabit të bashkuar të ushtrisë amerikane, ka shprehur besim se forcat e kombinuara të milicive shiite, të mbështetura nga Irani, dhe trupave qeveritare të Irakut, do të kenë sukses në betejën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), të cilët e kanë kontrollin ndaj qytetit verior irakian, Tikrit.

Gjenerali Dempsey tha sot se 23 mijë pjesëtarë të këtyre forcave janë të përfshirë në ofensivën në Tikrit, ndërsa militantët i kanë vetëm “qindra” luftëtarë.

Por, ai është angazhuar që qeveria e Irakut, e udhëhequr nga shiitët, duhet të tregoj mbështetje humanitare dhe të tjera, për popullatën shumicë sunite në Tikrit.

Këto komente ai i bëri në aeroplan gjatë fluturimit për në Irak, ku koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara po ndërmerr sulme ajrore në kuadër të ofensivës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Tikrit.

XS
SM
MD
LG