Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Jahjaga e mbështet qeverinë lidhur me Gjykatën Speciale


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, thotë se e mbështet qeverinë e Kosovës për procesimin e amandamenteve kushtetuese, që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale.

“Ky është hapi i parë drejt realizimit të obligimit të Republikës së Kosovës, që del nga marrëveshja ndërkombëtare e votuar me 2/3 e deputetëve”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e presidentes për media.

Mëtutje, presidentja Atifete Jahjaga, thekson se “krijimi i gjykatës reflekton angazhimin e Kosovës për një proces të pavarur dhe të paanshëm, për tu marrë me akuzat e raportit të Këshillit të Evropës në mënyrë kredibile” dhe shton se gjykata “do të përqendrohet në individë dhe në veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit tonë për çlirim dhe liri”.

XS
SM
MD
LG