Ndërlidhjet

Belgjikë: Ministri thotë se sulmi në Mali ishte akt “terrori”


Forcat franceze gjatë qëndrimit të tyre në Mali në vitin 2013
Forcat franceze gjatë qëndrimit të tyre në Mali në vitin 2013

Ministri i jashtëm i Belgjikës, Didier Reynders, pasi e ka dënuar sulmin në Mali, tha se vrasjet mund të kenë qenë “akt “terrorri”.

Sulmin e ka dënuar edhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

Së paku 5 vetë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga sulmi me granatë dhe të shtëna, në një klub nate të njohur në kryeqytetin Bamako të Malit.

Radio France Internationale ka raportuar se sulmi ndodhi pak pas mesnatës.

Ndër personat e vrarë janë tre evropianë. Është vrarë edhe një oficer i sigurisë i Belgjikës në delegacionin e Bashkimit Evropian në Mali.

Motivi i sulmit nuk është i njohur.

Agjencia AFP, duke cituar burime të paidentifikuara policore, ka raportuar se janë arrestuar dy të dyshuar për këtë sulm.

Në vitin 2013, forcat franceze i kanë dëbuar militantët e lidhur me al-Kaidën nga një hapësirë në pjesën verilindore të Malit, që ata e kishin nën kontroll.

XS
SM
MD
LG