Ndërlidhjet

Kerry kërkon mbështetje evropiane për marrëveshjen me Iranin


Pamje nga Parisi

Pamje nga Parisi

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është në Paris në përpjekje për ta fituar mbështetjen evropiane për marrëveshjen atomike me Iranin, në periudhën kur Franca ka paraqitur shqetësim se marrëveshja nuk do të jetë mjaft e ashpër.

Kerry arriti sot në Paris për t’i njoftuar kolegët nga Franca, Gjermania ddhe Britania, për negociatat që i ka zhvilluar me ministrin e jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, gjatë kësaj jave në Zvicër, në përpjekje për ta bindur Iranin që të përmbahet nga programi atomik i tij në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare ekonomike.

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, dje është shprehur skeptik, duke thënë se ka pasur progres, por “situata ende nuk është e atillë çfarë kërkohet”.

XS
SM
MD
LG