Ndërlidhjet

Kosovë: Opozita kërkon dorëheqjen e Enver Hasanit


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, përmes një deklarate të përbashkët, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Sipas opozitës, kryetari Hasani është shndërruar në sinonim të arbitraritetit dhe cenimit serioz të rregullave.

Opozita, po ashtu, i rikujton tri vendime të Gjykatës Kushtetuese, për të cilat Enver Hasanin e fajëson për shkelje kushtetuese.

Fillimisht shprehen dyshimet, siç thuhet të bazuara, për "falsifikim të Aktvendimit lidhur me kërkesën e Avokatit të Popullit". Pastaj "korrespondenca e Kryetarit Enver Hasani me strukturat e Komisionit Evropian në Kosovë". Më poshtë, përmendet edhe rasti lidhur me "Aktvendimin për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në Republikën e Kosovës", dhe të ngjashme.

"Këto raste ku kryetari Enver Hasani është përfshirë, kanë shënuar dështim të Gjykatës Kushtetuese, shkelje flagrante të legjislacionit dhe dyshim për shkaktim të veprës penale", thuhet në deklaratën e tri partive opozitare. Andaj, ato njëzëri kërkojnë që Hasani të jap dorëheqje nga posti.

XS
SM
MD
LG