Ndërlidhjet

SHBA: Obama shënon 50 vjetorin e Marshit për të drejtat civile


Barack Obama në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama në zyrën e tij në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot e viziton qytetin Selma në Alabama, për ta shënuar 50 vjetorin e marshit të rëndësishëm për të drejtat civile.

Obama planifikon të shkoj gjurmëve të liderëve dhe aktivistëve për të drejtat civile, që ishin sulmuar nga policia shtetërore e Alabamës me shkopinj dhe gaz lotsjellës, më 7 mars të vitit 1965, derisa ishin përpjekur të marshonin nëpër një urë në vendin Selma.

Goditja brutale ishte moment vendimtar në lëvizjen për të drejtat civile, pasi ka shërbyer si katalizator për mbështetje gjithëkombëtare për të drejtat votuese të minoriteteve.

Akti për të Drejtën e Votimit në Shtetet e Bashkuara i vitit 1965 është miratuar disa muaj pas goditjes në Selma, kështu që e kishte vështirësuar edhe më tepër për shtetet siç ishte Alabama, që ta kufizojnë regjistrimin e votuesve zezakë nëpërmjet keqtrajtimit të dhunshëm dhe racizmit burokratik.

Presidenti Obama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Michelle, dhe vajzat Sasha dhe Malia.

XS
SM
MD
LG