Ndërlidhjet

Gjeorgji: Raportet me Rusinë po përkeqësohen


David Usupashvili

David Usupashvili

Kryteari i Parlamentit të Gjeorgjisë, David Usupashvili, thotë se raportet e vendit të tij me Rusinë janë përkeqësuar prej fillimit të luftës në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve prorusë.

Mëtutje, ai i tha Radios Evropa e Lirë se raportet e Tbilisit me Moskën kanë ndryshuar “për të keq, pasi ajo që ka ndodhur në Ukrainë është vazhdim i procesit që ka filluar në Gjeorgji në gusht të vitit 2008”.

Rusia dhe Gjeorgjia i kanë ndërprerë marrëdhëniet formale diplomatike, pasi të dy vendet e zhvilluan një luftë të shkurtër gjashtëditëshe në gusht të vitit 2008.

Prej dhjetorit të vitit 2012, përfaqësuesit e të dy vendeve janë angazhuar në bisedime dypalëshe të kufizuara në Poragë të Çekisë.

Usupashvili thotë se as këto biseda e as tregtia e forcuar nuk do ta ndryshojnë sjelljen agresive të Rusisë.

Sipas tij, sjelljen e Rusisë mund ta ndryshoj vetëm “presioni i jashtëm”.

XS
SM
MD
LG