Ndërlidhjet

Afganistan: Gjatë trazirës në burg – katër të vrarë


Pamje nga një burg në Afganistan nga i cili në vitin 2011 patën ikur qindra të burgosur talibanë
Pamje nga një burg në Afganistan nga i cili në vitin 2011 patën ikur qindra të burgosur talibanë

Zyrtarët afganë thonë se katër vetë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur gjatë sulmit të të burgosurve kundër policëve në një burg në pjesën veriore të Afganistanit.

Dhuna ndodhi sot derisa oficerët e policisë ishin në kërkim për thika dhe artikuj të tjerë të palejuar.

Shefi lokal policor, Faqir Mohammad Jauzjani, tha se të burgosurit në provincën Jovzjan, i sulmuan policët brenda qelisë së burgut.

“Ata i vranë të tre oficerët, me thika ose duke i shfrytëzuar armët e policëve”, tha Jauzjani, duke shpjeguar se në trazirën e mëtejshme, të burgosurit i sulmuan rojet e burgut.

Gjatë luftimeve, është vrarë një i burgosur dhe 10 të tjerë janë plagosur.

“Kryengritësit ishin luftëtarë talibanë”, tha Jauzjani dhe ka shtuar se konsideron se ky ishte “një konspiracion për ikje nga burgu”.

XS
SM
MD
LG