Ndërlidhjet

logo-print

Për Ditën Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsin, Radio Evropa e Lirë ka zhvilluar një anketë, se a blejnë qytetarët lule vetëm për festa, apo lule iu dërgojnë grave edhe pa ndonjë ditë të veçantë.

Denis Qerimi, student, thotë se lule blen vetëm për ditë të veçanta, derisa shton se nuk dërgon lule pa ndonjë arsye.

Jo, nuk blej lule. Për 8 Mars nënës i blej lule. Ditëve tjera nuk blej, pasi që nuk kam arsye. Vetëm kur kam arsye blej”, thotë Denisi.

Ndërkaq, Sara Kastrati, studente e vitit të parë në Fakultetin Juridik, thotë se asnjëherë nuk ka marrë lule nga dikush pa arsye.

“Unë marr lule vetëm për festa. Marr edhe në ndonjë ditë të zakonshme, po rrallë. Për 8 Mars nuk marr pasi që jam vajzë, e unë i blej nënës lule. Më pëlqen shumë të marr lule, jo vetëm për festa, por gjithmonë”, shprehet Sara.

E Mentor Krasniqi, shitës i luleve, thotë se stina e pranverës është ajo kur lulet shiten më së shumti.

“Blejnë lule, por pranvera është stina kur lulet shiten më shumë. Femrat janë blerëset më të shpeshta. Lloji Cigllam lulja shitet më së shumti për festa. Çmimi është nga 1 euro deri në 15 euro”, tregon Mentori.

Por, jo edhe Fatos Ismajli, 24-vjeçar blen lule vetëm në ditë të veçanta:

“Më së shumti blej lule për 8 Mars. Por, blej edhe ditëve tjera. Blej për të dashurën, për nënën. Nuk blej shumë-shumë shpesh, por blej edhe për qejf ndonjë ditë”.

Ndërsa, Artan Musa lule blen dhe dërgon në adresë të caktuar vetëm për festa:

“Jo nuk blej lule shpesh.Gjatë festave blej...”.

Edhe Arsim Hyseni merret me shitjen e luleve. Ne kemi marrë mendimin e tij se kur shiten më shumë lulet.

“Pas 15 prillit lulet shiten shumë. Por, edhe për 8 Mars shesim mjaft lule. E, më së shumti, ne që merremi me këtë biznes, shesim lule gjatë panairit, pasi që edhe çmimi është më i volitshëm”, bën të ditur Arsimi.

Ndryshe, 8 Marsi për herë të parë është festuar rreth vitit 1900 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropën Perëndimore, por atëbotë kjo ishte një lëvizje më shumë politike, që synonte më shumë të drejta për gratë.

Ndërkaq në ditët e sotme, kjo datë është shndërruar më shumë në një festë komerciale, e cila përshkohet kryesisht me blerje dhuratash për nënën, gruan e motrën.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG